Uncategorized

Trenat e mallrave Kinë-Europë, “stabilizues” të tregtisë dypalëshe

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 21 July 2022

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh në një konferencë shtypi të enjten se, këtë vit, duke kapërcyer vështirësitë e sjella nga pandemia dhe paqëndrueshmëria e situatës ndërkombëtare, trenat e mallrave Kinë-Europë po udhëtojnë të sigurt dhe janë bërë “stabilizues” dhe “përshpejtues” të tregtisë kino-europiane.

Wang Wenbin tha se trenat e mallrave Kinë-Europë po shkojnë në më shumë vende, duke u sjellë atyre mundësi të reja zhvillimi:

“Deri tani, trenat e mallrave Kinë-Europë kanë qenë në mbi 190 qytete të 24 vendeve europiane, duke krijuar një rrjet transporti që lidh Azinë me Europën. Sipas të dhënave, nga viti 2016 deri më 2021, numri i trenave të mallrave Kinë-Europë u shtua nga 1 702 në 15 183, duke u rritur 55 % në vit mesatarisht. Trenat e mallrave Kinë-Europë jo vetëm transportojnë mallra në vendet përgjatë linjës hekurudhore, por edhe çojnë mallra të huaja në Kinë, duke nxitur bashkëpunimin tregtar mes vendeve të ndryshme përgjatë saj. Krahas kësaj, trenat e mallrave Kinë-Europë kanë nxitur zhvillimin e logjistikës, industrisë, qendrave ekonomiko-tregtare dhe parqeve industriale, duke krijuar shumë vende pune në vendet përgjatë linjës hekurudhore.”

-Advertisement-

Zëdhënësi i diplomacisë kineze shtoi se trenat e mallrave Kinë-Europë jo vetëm kanë stabilizuar zinxhirin industrial e furnizues global, duke nxitur rimëkëmbjen ekonomike globale, por edhe kanë krijuar një “urë jete” mes Kinës e Europës. Deri në fund të qershorit të këtij viti, trenat e mallrave Kinë-Europë transportuan gjithsej 14.17 milionë materiale antipandemike, me një peshë 109 mijë tonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera