Rozë

Trekëndëshi në Big Brother VIP – Donald Veshaj: E kisha kuptuar që i pëlqeja Beniadës

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 08 October 2021

Big Brother kishte përgatitur një klip mes tre konkurrentëve, Beniadës, Donaldit dhe Arditit.

Madje ky i fundit është shprehur se ka një pëlqim ndaj modeles shqiptare, shkruan Reporteri.net.

Në klipin e vënë u shfaqen momente të treshes gjatë këtyre ditëve, ku nuk munguan as pyetjet e sikletshme drejtuar Beniadës.

-Advertisement-

Mirëpo, ani pse u komentua se modelja pëlqen Donaldin, ndërsa Arditin vetëm si shok, ishte vetë Donaldi ai i cili tha se ky klip ishte i tepërt pasi ato momente kanë ndodhur me këdo.

Aktori gjithashtu u shpreh se e kishte kuptuar me kohë që i pëlqente Beniadës, gjë që sipas tij është normale.

“E kisha kuptuar me kohë. Sidoqoftë ajo është gocë fantastike dhe më pëlqen të diskutojë me të”, tha Donaldi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera