Tregu i kualifikimit në Gjermani rimëkëmbet këtë vit
Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 16 December 2023
Tregu i kualifikimeve në Gjermani paraqitet më mirë këtë vit. Sipas Institutit Federal të Formimit Profesional, janë lidhur më shumë kontrata kualifikimi.
Këtë vit mëshumë të rinj kanë nënshkruar kontrata kualifikimi. Megjithatë, sipas Institutit Federal për Formimin Profesional (BIBB), shumë vende për praktika kualifikimi nuk plotësohen në vitin 2023.
Sipas vlerësimit, këtë vit janë nënshkruar 489.200 kontrata të reja për kualifikime duale, 3% më shumë se një vit më parë, siç njofton BIBB. Kjo do të thotë se numri i kontratave të reja të kualifikimit u rrit me rreth 21.700, por mbeti në 35.900 ose 6.8% nën nivelin e vitit 2019, pra para shpërthimit të pandemisë. Në vitin 2020, koronavirusi kishte shkaktuar një rënie masive të numrit të kualifikimeve.
Oferta dhe kërkesa nuk përputhen
Sipas BIBB-së, këtë vit nuk është bërë ende e mundur në shumë raste përshtatja e ofertave të kualifikimit që ofrojnë kompanitë me kërkesën e të rinjve. Nga njëra anë, përqindja e vendeve të paplotësuara të kualifikimit u rrit; rreth 73,400 vende kualifikimi nuk u plotësuan dot në të gjithë vendin në vitin 2023. “Kjo përfaqëson 13,4% të totalit të vendeve të kualifikimit të ofruara nga kompanitë, një rekord të ri”, shpjegon BIBB. Nga ana tjetër, numri i të rinjve që nuk gjetën një vend kualifikimi ishte më i madh se në vitin 2022. Numri i tyre ishte 63.700 në 30 shtator.
Presidenti i BIBB, Friedrich Hubert Esser bën thirrje për më shumë mbështetje në veçanti nga politikanët: “Ajo që nevojitet në veçanti është një ofertë orientimi në karrierë që arrin deri tek të rinjtë dhe masa më të mira për të mbështetur lëvizshmërinë e praktikantëve.” Bizneset e vogla dhe mikrobizneset gjithashtu kanë nevojë për më shumë mbështetje kur bëhet fjalë për tërheqjen e të rinjve që braktisin shkollën, “veçanërisht kur bëhet fjalë për komunikimin digjital në rrjetet sociale”.
Konfederata e Artizanatit Gjerman (ZDH) bën thirrje gjithashtu për mbështetje në mënyrë që më shumë të rinj të tërhiqen nga “qasja premtuese dhe mundësitë e karrierës së kualifikimit dual në artizanat”.
Sipas një interviste me presidentin e ZDH, Jörg Dittrich, të kryer nga agjencia e lajmeve Reuters, kjo kërkon një “kthesë në arsim dhe vendosjen e një ekuivalencë të vërtetë midis arsimit akademik dhe atij profesional, në pikëpamje materiale dhe jomateriale”.
Tendenca në tregun e punës: drejt kualifikimit praktik të maturantëve
Në dallim nga rruga e ashtuquajtur klasike- shkollë e mesme dhe më pas universitet-, vërehet gjithashtu një prirje e re sociale. Vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i të rinjve që nisin një praktikë profesionale pasi kanë përfunduar maturën. Sipas shifrave të fundit nga Zyra Federale e Statistikave, pothuajse një e treta e praktikantëve të ardhshëm në vitin 2021 kishin gjithashtu të drejtën që të ndiqnin, në vend të praktikës profesionale, studimet universitare ose në institute të larta profesionale, pothuajse shtatë përqind më shumë se dhjetë vjet më parë.
Veçanërisht i lartë është numri i maturantëve që nisin praktika profesioanale në profesione më shumë teorike, si në industri, në banka dhe sigurime,” thotë Markus Kiss, ekspert kualifikimi në Dhomën Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK). “Në sektorin e medias ka gjithashtu relativisht shumë praktikantë që kanë mbaruar më parë maturën.” E njëjta gjë vlen për shitësit e librave, organizatorët e eventeve dhe teknikët e laboratorit të biologjisë.
Ka mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar në sektorin TI
Mungesë të talenteve të reja ka në sektorin e TI-së (Teknologjisë Informative) në Gjermani, veçanërisht kur bëhet fjalë për rekrutimin e specialistëve të kualifikuar. Sipas shoqatës Bitkom, në këtë sektor aktualisht ka 149 mijë vende të lira pune, një shifër rekord. Sipas presidentit të Bitkom, Ralf Wintergerst, ka 12.000 vende të lira më shumë se një vit më parë.
Aktualisht, duhen mesatarisht më shumë se shtatë muaj e gjysmë për të plotësuar një pozicion TI. Për këtë arsye, kompanitë po fokusohen gjithnjë e më shumë në personat që kanë pasur më parë profesion tjetër dhe duan të punojnë si informaticienë, shpjegoi Wintergerst. Pengesat burokratike për punësimin e të rinjve të huaj i dekurajojnë shumë menaxherë./DW
Të tjera
-
VV-ja bëhet anëtare e Internacionales Socialiste, e falënderojnë kryeministrin spanjoll për mbështetje
Lëvizja Vetëvendosje është bërë anëtare me të drejta të plota e Internacional...
-
Vetaksident në Sllatinë, lëndohet një person
Pasditen e së shtunës në Sllatinë ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë është...
-
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shumë e gjatë, me plot sfida për mbijetesë
Kryeministri Albin Kurti ka marr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të Gj...
-
Jasharaj i drejtohet Kurtit: Fillove të ndjehesh si sulltan e jo kryeministër – u bërë përçarës e na mashtrove
Rrahman Jasharaj, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe ...
-
Një 9-vjeçar në mesin e pesë të vdẹkurve nga sụlmi në Magdeburg të Gjermanisë
Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulm...
-
Dy orë pritje për hyrje nga Dheu i Bardhë dhe Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga Pika Kufitare te Dheu i Bardhë zgjasin dy o...
-
Sụlmi në Ibër-Lepenc, Ramadani: Hera e parë që FBI ndihmon Kosovën në rastet ku dyshohet se ka gisht Serbia
Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ra...
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrạsjen në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjet...
-
“7 muaj i ngujuar brenda, vështirë të gjykosh drejtë” – Vokrri thotë se nënkryetarja serbe që u zu duke konsumuar drogë e “manipuloi emocionalisht” Lulzim Hetemin
Nëntë ditë në izolim në objektin e komunës së Leposaviqit, kryetari Lulzim He...
-
Kasanof: Sụlmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexan...
-
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor
Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit ...
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...