Tregtia Kosovë-Shqipëri, Jaka: Qeveria e shqiptare të eliminojë barrierat
Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 16 June 2019
Marrëdhëniet tregtare Kosovë-Shqipëri duket se nuk janë në ditët më të mira. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka i bëri thirrje qeverisë së Shqipërisë të eliminojë sa më parë barrierat dhe burokracitë dhe të krijojë një ekonomi kombëtare.
Sipas Jakës nëse nuk do merren masa të menjëhershme kjo do dëmtojë eksportet shqiptare pasi edhe Kosova do të krijoj të njëjtat barriera.
Edhe pse eksportet drejt Kosovës kanë njohur një rritje të ndjeshme me rreth 52% gjatë 4 muajve të këtij viti barrierat po e vendosin në pikëpyetje bashkëpunimin ekonomik. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe industrisë Nikolin Jaka i kërkoi qeverisë të reagojë sa më parë dhe të heqë barrierat që rrezikojnë tregtinë midis dy vendeve.
“Tani kërkojmë heqjen e terminalit, heqjen e skanimit, njohjen e certifikatave fitosanitare dhe zgjidhjen problematikave që kanë të bëjnë me shkëmbimit tregtare mes vendeve tona për produkte të ndryshme, të cilat cenojnë rëndë qarkullimin ekonomik ndërmjet vendeve tona. Ndërkohë që jemi shumë mbrapa me një ekonomi kombëtare, pra sepse ne duhet të kemi një plan kombëtar ekonomik, duke futur mundësisht edhe pjesën e Maqedonisë së Veriut”, tha ai.
Sipas Jakës nëse nuk merren masa sa më para Kosova do të vendosë të njëjtat tarifa ndaj biznesit shqiptar dhe kjo do dëmtonte eksportet.
“Një ndër problemet më të mëdhaja sot në eksportet shqiptare është rënia e Euros. Ndërkohë nëse do të kemi edhe një problem tjetër me Kosovën për reciprocitet për problematikën që trajton Kosova do të thotë që eksportet shqiptare do të njohin tkurrje të ndjeshme, që do të vendos ndërmarrjet e vendit në vështirësi financiare”, tha Jaka.
Duke qenë se jemi në sezon turistik dhe peshën më të madhe në vend e mbajnë Kosovarët kreu i dhomës së tregtisë bëri apel për lehtësi qarkullimi.
“Të përmirësojmë klimën dhe kushtet për të bërë ekonomi dhe qarkullim tregtar ndërmjet vendeve tona dhe të lehtësojmë maksimalisht qarkullimin e udhëtarëve në sezonin turistik, pse jo të heqim edhe traun midis Shqipërisë dhe Kosovës”, tha ai pwr Ora News.
Eksportet made in Albania kanë shënuar rënie në total por , tregtia me Kosovën rezulton të jetë rritur me rreth 100 mln euro brenda katër viteve.
Të tjera
-
Ndalohet një person i dyshuar për vdekjen e ukrainases në Kosovë
Një person i dyshuar është arrestuar në lidhje me rastin e vdekjes së 23-vjeç...
-
Kurti i thërret ministrat, mbahet një mbledhje e Qeverisë – ky është rendi i ditës
Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të Qeverisë. ...
-
Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë
Dy gjermano-rusë janë arrestuar në Gjermani nën dyshimet për spiunazh. Njëri ...
-
Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës
Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosov...
-
E bëri për spital një person në Podujevë, arrestohet
Një person është arrestuar në Podujevë pasi që i njëjti pas një zënke që kish...
-
Kaloi kufirin ilegalisht, arrestohet një serb në Leshak
Policia e Kosovës ka njoftuar se një serb është arrestuar gjatë ditës së në f...
-
Zhduket një grua në Shtime
Një person nga komuna e Shtimës ka raportuar në polici se një grua gjatë ditë...
-
Shpërthím në veri, hidhet një grąnątë dore në oborrin e një shtëpie
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një shpërthim në pjesën verio...
-
Hoxhaj: Votat kundër Kosovës në KiE, tregojnë për ndikimin serb në rajon
Të martën, Kosova u mbështet nga shumica dërrmuese e deputetëve në Asamblenë ...
-
Osmani: Serbia po e shkel nenin 4 të marrëveshjes bazë dhe preambulën e saj
Presidentja, Vjosa Osmai, ka thënë se me fushatën kundër anëtarësimit të Koso...
-
Kroaci, partia konservatore fiton shumicën në zgjedhje
Partia konservatore në pushtet e Kroacisë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) e ...
-
Të paktën 20 të vd*ekur nga përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe
Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e përmbytjeve në Emirate...