Lajme

Tregti ilegale me pula, arrestohet një person

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 16 December 2021

Një person është ndaluar nga policia të mërkurën në fshatin Ranilluk, shkruan Gazeta Infokus.

I dyshuari kishte ngarkuar hiq më pak se 332 pula të cilat ishin pa dokumentacionin përkatës.

“Sipas të dyshuarit, pulat i kishte blerë pa dokument për shitje nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa me udhëzim të inspektorit të AVUK-të shpezët i janë kthyer pronarit.

Rasti po cilësohet si transportim ilegal i kafshëve. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera