Lajme

Tregtarët të enjten në mëngjes bllokojnë Shpend Ahmetin

Autori: Sylejman Sylejmani 22:32 | 06 February 2019

Të enjten për një orë, nga ora 09:00 e deri në 10:00, tregtarët që shesin në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, do të protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës.

Ata po kërkojnë që t’u bëhet zgjidhja e premtuar gjatë fushatës zgjedhore, për tregun ku punojnë, shkruan Gazeta inFokus.

Zeqir Hyseni, përfaqësues i protestuesve në një prononcim për inFokus ka thënë buxheti i cili ishte paraparë të ndahet për këtë treg, ka shkuar dikund tjetër.

-Advertisement-

“Arsyeja është se në fushatë na kanë premtuar edhe kryetari edhe zëvendësi i tij se do t’ua bëjmë një zgjidhje për tregun e gjelbër ku jemi tash, por nuk ka asgjë. Buxhetin që e kanë pasur për treg e kanë harxhuar dikund tjetër dhe ne po dojmë me protestu në mënyrë paqësore”, ka thënë ai.

Hyseni ka treguar se për këtë gjë janë njoftuar nga asamblistët e Vetëvendosjes në Komunë .

“Informatat i kam të sigurta prej asambilstëve komunal të Vetëvendosjes se buxhetin e kanë dërgu dikund tjetër, s’ka pare. Është e sigurt që është zhdukë. Ne kemi kontaktu me asamblistë komunal dhe na kanë thënë që keni të drejtë”, ka deklaruar Hyseni.

Ai thotë se kanë kërkuar disa herë takim me kryetarin Ahmeti, por nuk janë marrë parasysh.

Për një metër katror në treg, Hyseni tregon se paguajnë nga 15 euro.

Ky çmim sipas tij është i palogjikshëm.

“Ne e paguajmë 15 euro metrin katrorë që është jashtë normales. Atje në pazar në Fushë Kosovë e kanë maksimumi 5 euro metri katrorë edhe e kanë në lokale, kurse ne e kemi në stenda dhe i paguajmë 15 euro metrin katrorë”, ka thënë Hyseni. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera