Lajme

“Tregona faturat e shpenzimeve në Washington, le çfarë buke han Hoti”

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 30 September 2020

Zëvendëskryeministri Driton Selamnaj ka deklaruar se kryeministri Hoti merr bukë me vete në punë.

Pas kësaj deklarate të Selmanajt, ka deklaruar zyrtari i  LVV, Adnan Rrustemi i cili ka thënë që ti tregoj fakturat e shpenzimeve gjatë qëndrimit në Washington e të dihet se çfarë ka hangër Hoti,ku ka ngjyer Dritoni dhe sa ka lënë bakshish Skenda, shkruan GazetaBlic.

Postimi i plotë i Rrustemit:

-Advertisement-

Driton Selamanaj sa thotë se me çfarë buke e han sandviçin Hoti, le të dërgon faturat e shpenzimeve të delegacionit në Washington më 4 shtator. Janë bërë 22 ditë nga kur deputetët tanë të Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike kanë kërkuar dokumentet për shpenzimet e udhëtimit e qëndrimit në Washington dhe ende s’kanë marrë përgjigje. Le ta shohim çfarë ka hangër Hoti, e ku e ka ngjyer Dritoni dhe sa ka lënë bakshish Skenda.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera