Lajme

Tregon Haziri, ja kur do të zyrtarizohet koalicioni me Vetëvendosjen

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 18 October 2019

Lutfi Haziri nga LDK ka thënë se koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje bëhet  pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Duke folur në në një emision televiziv Haziri tha se për certifikim duhet të pyetet kryetarja e KQZ-së, shkruan gazeta inFokus

“Në kohën më të afërt të mundshme, që lidhet me certifikim të zgjedhjeve. Duhet të pyetet Valdete Daka se kur bëhet certifikimi i zgjedhjeve. Ne mund ta bëjmë marrëveshjen, por ne nuk mund të hyjmë në institucione pa u bërë certifikimi”, ka thënë Haziri./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera