Rozë

Tregoi gjoksin në “TikTok”, këngëtarja shqiptare zbulon shumën marramendëse që fiton nga aplikacioni

Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 21 July 2022

Ajo është një nga këngëtaret më aktive në rrjetin social “TikTok”, ku numëron 89 mijë ndjekës. Është fjala për Rovena Stefan, e cila ndan me fansat video të ndryshme nga përditshmëria e saj apo momente nga koncertet.

Por jo vetëm kaq, pasi ajo gjithashtu realizon edhe lojëra gjatë videove-live në rrjetin social.

Së fundmi Rovena ka zbuluar shumën marramendëse që fiton përmes këtij aplikacioni. Gjatë një interviste për “ATV”, këngëtarja tha për një muaj gjatë kohës kur ishte më aktive ka fituar 100 mijë dollarë .

-Advertisement-

“Nuk e di tani me disa pagesa të reja, nuk e di. Kam fituar ato muaj që kam qenë më aktive rreth 100 mijë dollarë. Nuk kam kohë të jem aktive, është për ata njerëz që punojnë gjithë ditën në “TikTok”. Tani kush nuk i do paratë, të gjithë i duan paratë. Dhuratat i pranon edhe mbreti, ato vijnë edhe nga fansa dhe njerëz që t’i japin me zemër”, tha këngëtarja.

Po ashtu Rovena ka shtoi se paguan tatimet ndaj TikTok, madje ky aplikacion ia merr asaj 50% të fitimeve.

Kujtojmë se Stefa është bërë virale shpesh herë në “TikTok” me lojërat që zhvillon me përdorues të tjerë të aplikacionit. Gjatë një videoje-live me një qytetar, ajo shfaqi gjoksin e saj para mijëra personave që po e ndiqnin ato momente.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera