Shëndetësi

Trefishohet kërkesa për viagra

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 17 January 2020

Koncepti “i fortë e i qëndrueshëm” nuk e ka braktisur vetëm politikën britanike, por edhe dhomat e fjetjes së britanikëve.

Qoftë për shkak të shikimit të shumë materialeve pornografike, qoftë për shkak të stresit, gjithnjë e më shumë meshkuj të rinj britanikë po kërkojnë ndihmë për të arritur ereksion. Kur bëhet fjalë për dhënien e viagrave përmes sistemit publik shëndetësor, kërkesa për këto pilula është trefishuar në dhjetë vjetët e fundit.

Një faqe që ofron këso pilulash, e hapur në muajin shkurt të këtij viti, është plot udhëzime për problemin e ereksionit dhe zgjidhjet e mundshme të tij.

-Advertisement-

Një burrë 35 vjeç, i cili është në vitin e dytë të një lidhjeje serioze, thotë se ka pasur momente turpërimi në shtrat. Ai thotë se është shumë i lodhur pasi ta ketë kaluar një fundjavë në festival dhe se ka dëshirë t’i provojë këto pilula.

Ai tregon se si ka filluar t’i përdorë faqet e internetit për të blerë pilula që shërbejnë për t’i zgjatur marrëdhëniet. I është dashur të përgjigjet në disa pyetje dhe i ka paguar 32 funte për tetë tableta.

Gjatë marrëdhënieve intime, thotë se ndien më shumë fuqi. Edhe pasi e përfundon aktin, ndihet i gatshëm për më shumë.

Megjithatë, jo gjithçka është lajmë i mirë. Ky burrë thotë se pasi i përdor dy tableta të tilla, ndien se veshkat i janë rënduar dhe ka dhimbje të lehta në pjesën e poshtme të shpinës, shkruan “Vice”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera