Trefishohen rastet me koronavirus në të gjithë Evropën
Autori: Gazeta inFokus
14:59 | 19 Korrik 2022
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se rastet e koronavirusit janë trefishuar në të gjithë Evropën në gjashtë javët e fundit. Rastet e shtrimit në spital janë dyfishuar gjithashtu, megjithëse pranimet në kujdesin intensiv kanë mbetur të ulëta.
Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge e përshkroi COVID-19 si “një sëmundje të keqe dhe potencialisht vdekjeprurëse” që njerëzit nuk duhet ta nënvlerësojnë. Ai tha se të afërmit super-infektivë të variantit omicron po nxisin valë të reja sëmundjesh në të gjithë kontinentin dhe se infeksionet e përsëritura potencialisht mund të çojnë në COVID të gjatë.
“Me rastet në rritje, ne po shohim gjithashtu një rritje të shtrimeve në spital, të cilat do të rriten vetëm në muajt e vjeshtës dhe të dimrit”, tha Kluge. “Ky parashikim paraqet një sfidë të madhe për fuqinë punëtore shëndetësore vend pas vendi, tashmë nën presion të madh që ka të bëjë me krizat e pandërprera që nga viti 2020”
Në fillim të kësaj jave, redaktorët e dy revistave mjekësore britanike thanë se kurrë më herët Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i vendit nuk kanë qenë afër kolapsit.
Kamran Abbasi i revistës BMJ dhe Alastair McLellan i revistës Health Service Journal, kanë shkruar në një editorial të përbashkët se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk po arrinte të adresonte problemet e vazhdueshme të përkeqësuara nga COVID.
Ata kritikuan këmbënguljen e qeverisë që vaksinat kanë thyer lidhjen midis infeksioneve dhe shtrimeve në spital. Megjithëse vaksinat reduktojnë në mënyrë dramatike shanset e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes, ato nuk kanë ndalur transmetimin e virusit.
“Qeveria duhet të ndalojë manipulimin e publikut dhe të jetë e sinqertë për kërcënimin që pandemia ende paraqet për ta dhe për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar”, shkruan redaktorët.
Në strategjinë e vjeshtës të OBSH-së për COVID-19 të lëshuar të martën, agjencia shëndetësore e OKB-së bëri thirrje për masa që përfshijnë një dozë të dytë përforcuese për këdo me sistem të dobët imunitar të moshës 5 vjeç e lart, duke promovuar bartjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe në transportin publik dhe ventilim më të mirë, duke përfshirë shkollat dhe zyrat.
Ai tha se vendet e hemisferës jugore aktualisht po përjetojnë një sezon shumë aktiv të gripit, i cili i kombinuar me COVID-in, po rëndon sistemet shëndetësore.
“Ka mundësi që të shohim një skenar të ngjashëm në hemisferën veriore”, tha Kluge, duke paralajmëruar se presioni i shtuar mund të çojë në kaos në biznes, udhëtime dhe shkolla.
Ai u bëri thirrje njerëzve që të marrin vendimet e tyre, edhe në vendet ku autoritetet kanë braktisur kryesisht kufizimet e koronavirusit.
“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për mjetet që kemi për të mbajtur veten të sigurt, për të vlerësuar nivelin tonë të rrezikut dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur të tjerët nëse infektohemi”, tha Kluge. “Vetëm sepse një maskë nuk është e detyrueshme nuk do të thotë se është e ndaluar”./rel

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
































