Lajme

Tre të vdekur në aksidentin në magjistralen Prishtinë – Shkup

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 26 March 2020

Të enjten rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes tri vturave në autostradën Prishtinë- Shkup.

Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur tre persona, shkruan gazeta inFokus.

Lajmin për gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësja për informim e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti.

-Advertisement-

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident  trafiku në mes të 3 veturave në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi  të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre (3)  personave. Njësitë Policore dhe institucionet tjera janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin”, ka thënë Mehmeti./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera