Lajme

Tre të vdekur dhe mbi 900 raste të reja me Covid-19 brenda një dite në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 24 July 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 978 raste të reja me COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar tre raste të vdekjes.

Ndërkaq, janë shëruar 1 mijë e 083 pacientë.

Derisa numri i rasteve aktive është 9 mijë e 300./Gazeta Infokus/

Të tjera