Lajme

Tre të lënduar pas një aksidenti në Pozhoran të Vitisë

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 19 March 2019

Policia e Kosovës raporton se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni transportues dhe një veture udhëtarësh.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vozitësi i veturës mashkull dhe dy pasagjerë femra.

Të lënduarit ndihmë mjekësore kanë marrë në Spitalin Rajonal Gjilan e njëri prej tyre edhe në QKUK.

-Advertisement-

Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari një person dhe i njëjti me vendim të prokurorit  dërgohet në mbajtje.

Aksidenti ka ndodhur të hënën në fshatin Pozhoran të Vitisë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera