Lajme

Tre të lënduar nga një aksident në dalje të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 13 May 2017

Në magjistralen Prishtinë-Shtime ka ndodhur një aksident ku me ç’rast tre persona kanë mbetur të lënduar, dy prej të cilëve janë dërguar në QKUK.

Aksidenti ndodhi pasi një veturë është vetë-rrokullisur nga pakujdesja, dhe ka hyrë në një oborr të një shtëpie pranë rrugës ku ishte duke kaluar, njofton Klan Kosova.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili tha se vetura u rrokullis nga pakujdesja dhe shpejtësia.

-Advertisement-

Fotografitë e mëposhtme janë dërguar në redaksinë e Klan Kosova, nga një shikues/lexues, të cilat dokumentojnë edhe aksidentin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera