Lajme

Tre të lënduar në një aksident komunikacioni në Veternik

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 27 December 2021

Një aksident mes tri automjeteve ka ndodhur sonte në Veternik të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka njoftuar se nga ky aksident tre persona kanë mbetur të lënduar.

“Sot rreth orës 17:30, në Veternik, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, tha Ahmeti.

-Advertisement-

Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera