Lajme

Tre të lënduar në aksidentin në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 23 October 2018

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht tek fshati Kçiç.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Sipas tij në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa policia është duke zhvilluar hetime për ndriçimin e plotë të shkakut të aksidentit.

-Advertisement-

“Të lënduarit kanë pësuar lëndime të lehta dhe pas trajtimit mjekësor janë liruar në shtëpi”, ka thënë Zahiti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera