Sport

Tre talentët e klubit kosovar në prova te gjiganti turk

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 27 July 2021

Klubi i futbollit ‘2 Korriku’ përmes një postimi në rrjetin social facebook ka njoftuar se tre lojtarë të akademisë kanë shkuar në prova te gjiganti turk, Besiktas , shkruan Gazeta inFokus.

Riad Jashari, Butrint Ahmeti dhe Beart Zhubi janë talentët të cilët gjatë ditës së hënë kanë zbarkuar në Stamboll.

Riadi e Butrinti, që të dy 17-vjeç, dhe Bearti, 15-vjeç, ndihen jashtëzakonisht të lumtur që një mundësi e tillë iu është dhënë atyre, si dhe shpresojnë e besojnë se gjithçka do të shkoj mirë dhe do të jenë në gjendje të tregojnë potencialin e tyre.

-Advertisement-

Klubi nga Prishtina po ashtu ka bërë të ditur se me klubin turk kanë marrëveshje bashkëpunimi.

Më poshtë keni postimin e plotë të KF 2 Korrikut./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera