Lajme

Tre sulme vetvrasëse me bomba në qendër të Damaskut

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 11 Tetor 2017

Të paktën një person e humbi jetën, ndërsa gjashtë janë lënduar në tre sume vetvrasëse në afërsi të stacionit kryesor policor në Damask, kumtoi Ministria siriane e Punëve të Brendshme, transmeton MIA.

Sulmuesit kanë tentuar të hyjnë në qendrën komanduese të policisë dhe janë përleshur me sigurimin, pas çka e kanë aktivuar mjetin shpërthyes para hyrjes në objekt. Policët e kanë bllokuar sulmuesin e tretë pas ndërtesës, ku ai është hedhur në erë në hyrje të një tregu në rrugën e njëjtë.

Para dhjetë ditëve, në tre sulme vetvrasëse, u sulmua stacioni policor në pjesën tjetër të qytetit, me ç’rast janë vrarë 16 njerëz, ndërsa përgjegjësinë e ndërmori Shteti Islamik.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy