Tre skenarët e Vetëvendosjes për Qeverinë e re!
Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 12 June 2017
Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, vlerësojnë se data e mbajtjes së zgjedhjeve të 11 qershorit, do të mbahet mend gjatë, pasi që është dërguar një sinjal shprese, për qytetarët e këtij vendi, të cilët i kishin humbur shpresat tashmë.
Bisnik Bislimi nga Vetëvendosje në një intervistë për KosovaPress, thotë se kjo ka shënuar një kthesë të madhe, ku qytetarët i thanë jo politikës së krimit dhe kapjes së institucioneve.
Bislimi: Data 11 qershori, do të mbahet gjatë në mendje
Bislimi thotë se në këto zgjedhje VV është radhitur partia e parë dhe është fituesja e vetme, pasi që ka pasur një listë me kandidatë të shkëlqyer dhe një program jashtëzakonisht të mirë, i cili ka prekur brengat e kosovarëve. Ndërsa thotë se përkundër insistimeve, që të pengohet, Vetëvendosje ka arritur që në këto zgjedhje t’i dyfishojë votat.
Bislimi: Ne u radhitëm si partia a parë
“VV nuk është radhitur, si partia e dytë, por si partia e parë. Por, në garë me koalicione pastaj si subjekti zgjedhor i dyti. Me marrë vetëm parti me parti, ka qenë bindshëm e para në këto zgjedhje. Në qoftëse merr vetëm numrin 31 deputet është dyfishim i mandateve. Duket jashtëzakonisht shumë. Por në fakt për të parë sa është madhështia e kësaj ngritje duhet me i analizu rrethanat në të cilat është arrit ky rezultat. VV nuk ka pasur përballë parti, por ka pasur grupacione të partive, të cilat bashkë kanë garuar. Përveç kësaj ka pasur përballë dhe krejt mediat. Shumica e mediave në Kosovë nuk kanë qenë shumë neutrale gjatë këtij procesi zgjedhor”, tha Bislimi.
Ndërsa thotë se me rezultatet e dala nga këto zgjedhje, para elitës politike janë tri versione, e që të trijat sipas tij, do të jenë në favor të VV-së.
Bislimi: Përpara i kemi tri versione
“Para elitës politike janë tri versione. Versioni i parë është që PDK ta bëjë Qeverinë, që i bien vetëm me LDK-në. Kjo në njëfarë mënyre, i krijon një pozitë jo edhe aq jo konfore për VV-në. Sepse ne mbesim si opozita e vetme dhe shumë e fuqishme në parlament. Në njëfarë mënyrë kishte me ba dhe një kapërcim tjetër radikal në zgjedhjet e ardhshme. Opsioni tjetër është që qeveria të formohet, por pa PDK-në, që nënkupton me Albin Kurtin kryeministër dhe në partneritet më koalicionin LDK-AKR. Ky opsion kishte me qenë ndoshta për qytetarët e Kosovës më pozitivi. Për arsye se qysh tash do të hiqet e keqja. VV ka mundësi qysh tash me ndërpre korrupsionin, me fillu ngjalljen e arsimit. Me fillu pak orientimin e granteve në bujqësi drejtë bujkut, e jo drejtë militantëve partiak dhe çka është shumë me rëndësi me përmirësu gjendjen e shëndetësisë…Opsioni i tretë as LDK as ne me shku me PDK në, as me njëra tjetrën, që kishte me nënkuptu zgjedhje të reja. Faktikisht prej perspektives së VV-së, ky është opsioni më i mirë. Nëse edhe njëherë shkojmë në zgjedhje, VV etablohet si subjekti i vetëm kryesor në Kosovë. E sidomos me këto zgjedhje të reja, doemos kanë me i përçarë koalicionet ekzistuese dhe pastaj fitorja jonë ka me qenë shumë më bindëse”, tha ai.
Ndërsa thotë se versioni më i mirë prej perspektivës së LDK-së, është koalicioni i kësaj partie me VV-në.
Bislimi: Është mirë që mos t’i ipet mandati fare Ramush Haradinajt
“Versioni më i mirë prej perspektivës së LDK-së, është me u bashkëngjite me një koalicion me VV-në. Dhe kishte me qenë shumë me rëndësi për Kosovën, nëse LDK shumë shpejtëe dërgon këtë sinjal dhe ne i mbledhim nënshkrimet dhe dalim para faktorit politik në Kosovë, që është presidenti Thaçi, i ashtuquajtur president Thaçi, e t’i themi as mos ia jap mandatin fare Ramush Haradinajt se nuk i ka votat. Është shumë me rëndësi nëse presidenti reflekton dhe nuk ka jep fare mandatin e parë, me blloku procesin”, tha ai.
Bislimi ndër të tjera thotë se edhe pse ka pasur përpjekje për ta penguar votën e diasporës, kjo nuk është arritur dhe se Vetëvendosje përveç diasporës, ka marrë vota dhe nga votuesit e dy koalicioneve tjera, vota e të cilëve është tkurrur. Ndërsa i garanton votuesit e VV-së, se kurrë nuk do të hyjnë në koalicion me PDK-në-AAK-në dhe Nismën.
Bislimi: Kjo s’mund të ndodhë
“Absolutisht as nuk diskutohet kjo. Ka qenë e ditur, ka qenë zotim dhe mujm me iu garantu qysh tash se kjo as nuk ka me u diskutu fare, e lere më të ndodh”, tha ai.
Ndryshe nga zgjedhjet e parakohshme që janë mbajtur dje në tërë Kosovën në bazë të rezultateve del se Vetëvendosje radhitet e dyta.
Të tjera
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...
-
Macron bën thirrje për rritje të mbrojtjes: Evropa mund të vdesë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më...
-
Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Kryetari AAK-së, Ramusha Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pë...
-
Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me nd...
-
Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte...
-
Gjermania e kërkon Asociacionin, zbatimi i vendimit për Manastirin s’mjafton për finalen në Këshill të Evropës
batimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpe...
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...
-
Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar rapor...
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...