Lifestyle

Tre shpikjet që ndryshuan botën e modës

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 06 August 2017

Xhinset

Në shekullin e 17-të qyteti italian Geona filloi eksportimin e materialit që njihej si “gênes”.

-Advertisement-

Ndërsa në vitin 1873 Levi Strauss mori patentën për të krijuar xhinset e famshme blu, të cilat fillimisht u dizajnuan si veshje pune për meshkuj.

Që nga ajo kohë xhinset janë shndërruar në rrobat më të preferuara nga të gjithë.

Taket e larta 

Është e vështirë të imagjinohet që taket janë përdorë ekskluzivisht nga meshkujt deri në shekullin e 17-të.

Në Evropën Mesjetare nallanet e drurit ishin tejet të përhapura ngaqë mund te përballonin baltën.

Ndërsa në shekullin e 16-të çizmet me take ishin të preferuara nga kalëruesit.

E taket e larta u shfaqen tek në shekullin e 20-të, e tani janë një gjë e nevojshme në gardërobën e çdo femre.

Çorapet nga najloni

Në vitin 1935 kimisti amerikan DyPont prezantoi najlonin, një material që do të ishte më i forte se çeliku dhe më i hollë se rrjeta e merimangës.

Brenda një kohe shumë të shkurtë çorapet nga najloni u shndërruan në “bestseller”.

E tani në treg kemi shumë-llojshmëri të tyre, dhe gjenden në dollapin e çdo femre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera