Lajme

Tre shokë shqiptarë nga Zvicra shkuan në Shqipëri për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 27 November 2019

Morën vesh se toka e Shqipërisë po pësonte një dridhje të madhe dhe dy shqiptarë që jetojnë në Zvicër, njëri i Kosovës, Blerim Musolli, dhe tjetri i Maqedonisë së Veriut, Arsim Tahiri, vendosën, pa e menduar dy herë, të shkonin në vend të ngjarjes dhe të ofronin ndihmën e tyre, në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Nga rrënojat e lëna në Durrës, pas tërmetit të fuqishëm me magnidutë 6.4 ballë të Rihterit, ata thonë se se kur bëhet fjalë për shqiptarët, s’ka fare lidhje nëse ata jetojnë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni apo diku tjetër, por duhet të bashkohen për të dhënë kontribut.

Musolli tha: “E lexova lajmin që kishte një dridhje të madhe. Vendosa për të ardhur deri të dielën, ndërsa shokët do rrinë më shumë”.

-Advertisement-

Ndërsa Tahiri tha në BalkanWeb: “Kur bëhet pyetja për shqiptarët, s’ka lidhje ku jetojnë, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni. Menduam se duhet të vinim të ndihmonim vëllezërit tanë. E pamë në televizor dhe vendosëm të vinim”

Musolli ndërkaq tha se do të qëndrojë deri të dielën në Shqipëri, kurse tregoi se me ta ka ardhur edhe një shok tjetër i tyre, i cili, bashkë me Tahirin, do të qëndrojnë atje derisa të qetësohet gjendja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera