Lajme

Tre pretendentë të PDK-së për kreun e Drenasit

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 17 August 2017

Në një takim të Kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas, e cila është mbajtur të martën pasdite, janë zhvilluar polemika të ashpra në mes të Ramiz Lladrovcit, Bislim Zogajt dhe Naim Bazajt. Ata kanë këmbëngulur se do të udhëheqin me Drenasin në katër vjetët e ardhshme, pasi që, siç kanë thanë ata, u ka premtuar Kadri Veseli, shkruan sot gazeta Zëri

Kryesia e Degës së PDK-së në Drenas do të dalë e pavarur nëse PDK-ja e nominon Ramiz Lladrovcin kandidat për kryetar të Drenasit edhe për një mandat tjetër.

Gazeta nga burime të sigurta përbrenda Degës së PDK-së ka mësuar se anëtarët e Kryesisë së Degës së PDK-së do ta nënshkruajnë një peticion kundër kandidaturës së Ramiz Lladrovcit për kryetar të Drenasit dhe atë do t’ia dorëzojnë qendrës në Prishtinë me kërkesën që të mos e nominojnë Lladrovcin kandidat për kryetar të kësaj Komune të Drenicës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

-Advertisement-

“Mbi 90 për qind e Kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas është kundër kandidaturës së Ramiz Lladrovcit për kryetar të Drenasit. Ai ka dëshmuar se nuk është i zoti për të qeverisur me Drenasin dhe se prej se ka ardhur vetëm sa janë përkeqësuar raportet ndërnjerëzore, është shtuar korrupsioni dhe nuk janë ndalur keqpërdorimet në shumë fusha. Çka është më e keqja, ai me veprimet e tij vetëm sa e ka prishur imazhin që ka pasur PDK-ja në këtë pjesë të Drenicës dhe ka humbur besimin e qytetarëve të Drenasit”, ka thënë burimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera