Lajme

Tre persona të vdekur nga të shtënat në Bangkok, arrestohet një 14-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 03 October 2023

Tre persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në qendër të kryeqytetit tajlandez, Bangkok.

Një 14-vjeçar, është arrestuar. Ai dyshohet se e ka përdorur armën në incident.

Në disa pamje në rrjetet sociale janë parë shumë njerëz duke ikur nga qendra tregtare. Ky objekt, dhe një stacion i afërt metroje, janë mbyllur.

-Advertisement-

Sulmet me të shtëna masive janë të rralla në Tajlandë, ndonëse përqindja e personave që posedojnë armë është relativisht e lartë për rajonin.

Në tetor të vitit të kaluar, një ish-zyrtar policor pati vrarë të paktën 37 persona, shumica prej tyre fëmijë, në një qendër për fëmijë në provincën Nong Bua Lamfu.

Më 2020, një ushtar i këtij shteti i ka lënë të vdekur 29 persona dhe i ka plagosur dhjetëra tjerë në qytetin Nakhon Ratçasima./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera