Lajme

Tre persona nisen në gjendje të rëndë drejt Tiranës, pamjet pas zjarrit në Velipojë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 28 July 2017

Pas shpërthimit të bombolës së gazit në restorantin e resortit turistik “Fishta” në Velipojë, janë plagosur 20 persona.

Mësohet se ata që janë në gjendje më të rëndë dhe janë nisur me helikopter drejt spitalit të Tiranës janë pronari i resortit dhe dy punonjës të tjerë.

Raportohet gjithashtu se janë neutralizuar flakët tashmë dhe situata po i kthehet normalitetit dalëngadalë. Ndërkohë njëri prej të plagosurve është dërguar në spitalin e Shkodrës për trajtim.

-Advertisement-

Në videon më poshtë mund të shihni edhe pamjet se çfarë ka mbetur pas shpërthimit:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera