Lajme

Tre persona intervistohen nga Policia për një rast dhụnimi në Lipjan, viktima shtetase e Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 30 January 2025

Një rast dhunimi është raportuar në Lipjan, ku katër persona janë shoqëruar në stacionin policor.

Njëra prej tyre është një femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë, e cila është intervistuar në cilësinë e viktimës.

Pas procedurës hetimore, Prokurori ka marrë vendim për të proceduar rastin në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

“Lipjan 29.01.2025, NN. Është raportuar se ka ndodhur një rast dhunimi ku lidhur me rastin janë shoqëruar në stacionin policor katër persona njëra prej tyre femër shqiptare shtetase e Shqipërisë e cila është intervistuar në cilësinë e viktimës. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera