Lajme

Tre persona gjuajnë me armë zjarri në drejtim të një burri në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 22 September 2021

Një qytetar në Prishtinë është gjuajtur me armë zjarri nga tre persona të panjohur.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:43 në rrugën “Aziz Zhilivoda”.

-Advertisement-

“Ankuesi mashkull kosovare ka raportuar se tre persona të panjohur, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, mirëpo nuk është gjetur ndonjë gëzhojë apo dëshmi tjetër në lidhje me rastin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera