Lajme

Tre persona e gjuajnë më armë zjarri një qytetar në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 14 September 2021

Tre persona kanë tentuar të vrasin një qytetar në Vushtrri.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Infokus.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:44 në rrugën “Ukshin Hoti” në Vushtrri.

-Advertisement-

“ Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tre persona meshkuj kosovar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por nuk e kanë qëlluar. Sipas ankuesit, të dyshuarit ishin të armatosur njëri me armë të gjatë, dhe dy të dyshuarit tjerë me pistoleta”, thuhet në raport.

Të dyshuari ishin larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera