Tre muaj e tri javë nga zhdukja misterioze e biznesmenit kosovar
Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 29 July 2021
Tre muaj e tri javë janë bërë prej kur nuk dihet asgjë për fatin e Bedri Rexhepit nga Lipjani. Familja e tij nuk ka asnjë informatë se çka ka ndodhur me rastin e tij, e as deri ku kanë shkuar hetimet e institucioneve të rendit, të cilat deri më tani nuk kanë arritur ta zbardhin rastin e 38-vjeçarit
Asnjë gjurmë, thirrje a informatë, nuk ka shkuar në derën e familjes Rexhepi nga Lipjani qe gati katër muaj. Qysh prej 8 prillit kur edhe u shpall i zhdukur, askush më nuk di gjë për fatin e Bedri Rexhepit.
Vëllezërit e tij kanë deklaruar për Express se Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk ju ka dhënë asnjë informatë lidhur me zhdukjen e Bedriut, ani se kanë kërkuar.
“Bash hiç kurrgjë s’po na tregojnë. Po na thonë janë informata konfidenciale, por s’është n’rregull kjo, qe katër muaj nuk kemi asnjë informacion për Bedriun”, ka deklaruar vëllai i tij Adnani.
Ai thotë se rasti i zhdukjes së vëllait të tij është neglizhuar qysh nga fillimi.
“Rasti është neglizhuar prej fillimi. S’po e kuptoj qysh munden me veprua si me pas humb do mall, veç thonë ‘hetimet po vazhdojnë’ edhe asgjë deri më tash nuk po shihet’”, ka deklaruar ai.
E vëllai tjetër, Vedati, ka deklaruar për Express se familja është e dëshpëruar me Prokurorinë, pasi i dyshuari për rrëmbimin e Bedriut, Jeton Vllasaliu, është në paraburgim por pavarësisht kësaj, nuk po nxirret asnjë informatë nga ai.
“E kam pasur një takim në prokurori, na e ka bë kryeprokurori me prokurorët dhe hetuesit. Në përfundim s’kanë mund me u përgjigj në as ja pyetje që ua kam bë. Unë ua kam bë një kërkesë, pse s’merret në pyetje më gjatë i dyshuari, janë procedurat sipas Ligjit të cilat e specifikojnë dhe e mundësojnë këtë, por ata s’e kanë bë. Çka neve na bën mos me u ndje mirë është se të dyshuarin e kanë brenda dhe nuk po ndërmarrin asgjë. Janë mbyllë në vete, po thonë konfidenciale”, ka deklaruar ai.
Ai tutje thotë se familja shpreson që Bedriu është i gjallë.
“Ne si familjarë nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e rastit. Shpresa vdes e fundit, me shpresën që është gjallë jemi”, ka deklaruar ai.
Familjarët e Bedriut, përmes telefonisë mobile kishte dërguar mesazhe tek qytetarët, për të kërkuar ndihmë në gjetjen e tij.
Për këtë, ata kishin ofruar edhe shpërblimin prej 20 mijë eurove. Por, as kjo metodë nuk pati sukses në gjetjen e gjurmëve të Bedriut.
E lidhur me zhdukjen e Bedri Rexhepit dhe hetimeve rreth rastit të tij, Express dërguar disa herë pyetje në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, por nuk ka marrë përgjigje.
Ndryshe, Bedri Rexhepi nga Lipjani është zhdukur më 8 prill të këtij viti. Të nesërmen në arat e Janjevës së Lipjanit është gjetur vetura e tij, por jo edhe Bedriu.
Dyshimet e organeve të rendit ishin se Bedriu u rrëmbye, ndërkaq lidhur me këtë, u arrestua Jeton Vllasaliu, i cili ishte klient i Bedriut, pasi ky i fundit kishte në pronësi një kompani të veturave me qira.
Sipas informatave të deritanishme zyrtare nga institucionet e rendit, Jeton Vllasaliu, i cili po qëndron në paraburgim qe gati katër muaj, është i vetmi i arrestuar lidhur me rastin e zhduljes së Bedriut.
Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, për vendosjen e masës së paraburgimit ndaj Vllasaliut, thuhej se ai dyshohet të jetë i përfshirë në rrëmbimin e Bedriut.
“I pandehuri J.V. është ndaluar ngase ekziston dyshimi i bazuar se është i implikuar në rrëmbimin e tani të dëmtuarit B.R., ashtu që me datë 08.04.2021, rreth orës 21:00, i dëmtuari B.R. është zhdukur në rrethana deri me tani të panjohura dhe deri me tani nuk dihet vend ndodhja dhe gjendja e tij shëndetësore, kurse me datë 09.04.2021 rreth orës 07:00, është gjetur vetura e të dëmtuarit e braktisur e tipit Xhip Grand Shirok, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit, po ashtu viktima nga data 08.04.2021 rreth orës 21:30, nuk ka qasje në telefonin e tij celular”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./GazetaExpress/
Të tjera
-
“Mendoja Albin Kurti babën e vet e shti n’burg me zënë n’korrupsion… e sot” – Behrami tregon çfarë bindje kishte për Kryeministrin
Analisti Artan Behrami tha se ndjehet i mashtruar sikur 51% i qytetarëve që k...
-
Alarm në Gjermani, një bom*ë 500 kilogramëshe gjendet në afër të “Mewa Arena”
Pavarësisht se Lufta e II Botërore është mbyllur në vitin 1945, nuk janë të p...
-
Djali i shoferit të Pal Lekajt i dehur god*t një këmbësore në Gjakovë, voziste pa patentë shofer
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Jo rrallë...
-
Burri nga Ferizaj largohet nga shtëpia me para, veturë dhe dokumente, gruaja e paraqet në polici
Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dh...
-
Lajçak deklarohet për takimin e sotëm, thotë se ka paraqitur një ‘dokument kompromisi’ për dinarin
I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, k...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...