Lajme

Tre kongresmenë amerikanë me Rezolutë për rikonfirmimin e partneritetit ShBA-Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 07 September 2023

Tre kongresmenë amerikanë i kanë dorëzuar Dhomës së Përfaqësuesve një propozim rezolutë për rikonfirmimin e partneritetit të ngushtë në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës. Bëhet fjalë për Ritchie Torres, Elisaa Slotkin dhe Lisa McClain, të cilët e kanë dorëzuar këtë rezolutë më 4 gusht 2023.

Në pikën e parë të kësaj rezolutë thuhet se SHBA-ja mbetet partner i ngushtë i Republikës së Kosovës dhe Republika e Kosovës mbetet një partner i ngushtë i SHBA-së.

Sipas pikës së dytë të rezolutës, “duhet të mbetet politikë e SHBA-së që të promovojë njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran, i pavarur, demokratik, multietnik brenda kufijve të saj të njohur”.

-Advertisement-

Në tekstin e Rezolutës listohen si fakte që duhet të merren parasysh, duke përmendur interesin kombëtar të SHBA-së për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin sa më të madh të rajonit në komunitetin euroatlantik.

Gjithashtu theksohet se SHBA ka njohur pavarësinë e Kosovës më 18 shkurt 2008 dhe se është zotuar “të vazhdojë të jetë miku dhe partneri më i ngushtë”.

Ndër të tjera përmendet edhe bashkëpunimi ushtarak në mes të SHBA-së dhe Kosovës, ndihmat financiare që SHBA i ka dhënë Kosovës dhe gjithashtu përmendet fakti që Kosova ka pranuar refugjatë afganë dhe që mbi 81 % e popullsisë janë pro aleancës me SHBA-në.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera