Tre javë para se Franca të marrë presidencën e BE, Macron jep një paralajmërim për mbrojtjen e kufijve
Autori: Gazeta inFokus
10:39 | 10 December 2021
Macron kërkon që BE t’i ketë nën kontroll kufijtë e saj. Tre javë para se Franca të marrë presidencën e radhës së BE, nga Pallati Élysée vijnë kërkesa të qarta.
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë fjalë për një mekanizëm të ri për mbrojtjen e kufijve të jashtëm në Europë. Në rast krize ky do të shtrihet edhe në zonën e Shengenit, është shprehur Macron në një konferencë shtypi para marrjes së presidencës franceze të BE në Paris. I mundur është edhe dërgimi i forcave të sigurisë dhe materialeve nga shtete të tjera anëtare.
Macron kërkoi edhe kontrollimin politik të zonës së Shengenit sipas modelit të eurozonës. Sipas tij duhet të ketë raunde të rregullta takimi të ministrave, që mund të vendosin për një forcim të kontrolleve të kufijve.
“Një Europë sovrane është për mua një Europë që i ka nën kontroll kufijtë e saj”, është shprehur Macron.
Ai iu referua situatës në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë, si edhe në Kanalin e La Manshës, ku javët e kaluara sundon një gjendje dramatike e refugjatëve dhe konflikte me vendet fqinjë.
“Ne jemi të vonuar”
“Deri më tani reagimet tona kanë ardhur shumë vonë, kur njëri nga partnerët tanë është lutur për ndihmë”, ka thënë presidenti francez. Gjatë presidencës franceze Macron kërkon të shënohet progres në paktin europian të migracionit, që parashikon një ndarje më të drejtë të refugjatëve në Europë. Për këtë është e nevojshme që “të bashkëpunohet me vendet e tranzitit dhe të origjinës, për të luftuar bandat e kontrabandistëve”. Macron është i mendimit, se rregullat e azilit duhet të harmonizohen dhe të thjeshtëzohen.
Nga ana tjetër Macron kërkoi edhe rishikimin e rregullave të BE për borxhet shtetërore. Për të justifikuar nevojën për investime të reja pas pandemisë së Coronës duhet që korniza buxhetore të riformatohet, kërkoi Macron. Rregulloret e BE për buxhetin bazohen në Marrëveshjen e Maastrichtit të vitit 1992, sipas të cilave borxhet e reja të shteteve anëtare nuk duhet të kalojnë 3% , kurse borxhi përgjithshëm nuk duhet të jetë më shumë se 60% e kapacitetit ekonomik të një vendi. Zbutja e rregulloreve të marrjes së borxheve kërkohet prej kohësh nga vendet jugore të BE. Gjermania dhe vende të tjera si Holanda, Danimarka e Suedia janë në mënyrë strikte kundër./dw/

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...



































