Lajme

Tre ish-ushtarë shqiptarë ndihmuan 130 persona nga sulmi në Londër

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 05 June 2017

Tre ish-ushtrë shqiptarë kanë qenë mes heronjve që kanë ndihmuar rreth 130 persona, nga sulmi vdekjeprurës në Londër.

Pronari i restorantit “Borough Market” , aty ku ndodhi një prej sulmeve terroriste në Londër, ka treguar se si u ka ardhur në ndihmë klientëve të tij gjatë sulmit.

Ai ka thënë se stafi i tij është bashkuar për t’i ndihmuar 130 klientë që ishin në lokalin e tij, shkrujnë mediat britanike.

-Advertisement-

Mark Stembridge, ka thënë për “Huffington Post” se stafi i tij u treguan heronj për t’i ndihmuar klientët , ndërsa ka përmendur se tre prej punëtorëve ishin ish-ushtarë nga Shqipëria.

“Tre prej stafit tim ishin ish-ushtarë nga Shqipëria dhe bënë gjithçka për të siguruar situatën”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk kuptonte se çfarë po ndodhte përreth nga turma e madhe, por sulmuesit hezituan kur panë që stafi i tij u organizuan mirë.

Stembridge, bënë thirrje që t’u jepen trajnime të veçanta pronarëve dhe stafit të restoranteve të mëdha në kryeqytet, sidomos të jenë të gatshëm për sulme të tilla.

Ndërkohë policia ka vlerësuar reagimin e tyre të shpejtë, teksa Stembridge ka thënë se është e nevojshme të jetë prezenca e policëve në rrugë, transmeton oraneës.

Nga sulmi në Londër humbën jetën 7 persona dhe të paktën 48 të tjerë u plagosën. Përgjegjësinë e sulmit e mori Shtetit Islamik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera