Sport

Tre gjigantët anglez në ‘luftë’ për Sanchon

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 15 December 2019

Të gjithë të çmendur pas Jadon Sancho, me Liverpool, Manchester City e Chelsea në garë për të arritur te talenti i Borussia Dortmund.

Futbollisti i cili është pjesë e verdhezinjve që nga viti 2017, këtë sezon po shkëlqen duke realizuar tetë gola në trembëdhjetë paraqitje duke tërhequr kështu vëmendjen e klubeve të mëdha të Premier League.

Trajneri i ‘The Reds”, Klopp e vlerëson shumë lojtarin e kombëtares angleze, por e konsideron të lartë vlerën prej 100 milionë eurosh të kartonit të tij, ndërsa Citizens kërkojnë ta rikthejnë në skuadër talentin që dy vite më parë e lanë të largohej, pasi trajneri Guardiola e kërkon me ngulm, duke nisur menjëherë bisedimet me drejtuesit e klubit gjerman.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera