Sport

Tre futbollistë ia shohin hajrin suksesit me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 26 November 2018

Kanë kaluar pak ditë qëkur Kombëtarja e Kosovës në futboll u kualifikua për në play-off të Ligës D të Ligës së Kombeve. Kjo e arritur u vlerësua historike për futbollin e Kosovës.

Kalimin në play-off të Ligës D, Kosova e siguroi duke fituar dy ndeshjet e fundit të Grupit 3, atë të 17 nëntorit ndaj Maltës (5:0) dhe ndeshjen vendimtare kundër Azerbajxhanit, në Prishtinë më 20 nëntor (4:0).

Në këtë sukses lart u vlerësua kontributi i Hekuran Kryeziut, Benjamin Kolollit dhe Vedat Muriqit.

-Advertisement-

Kryeziu në ndeshjen kundër Azerbajxhanit asistoi kurse Kololli kontribuoi me dy asistime. Një asistim dha edhe Muriqi. Kololli dha kontribut edhe në fitoren ndaj Maltës në udhëtim, duke shënuar një gol. Ndaj Maltës kontribut me një gol dhe një asistim dha edhe sulmuesi Vedat Muriqi.

Të tre futbollistët pas suksesit me Kosovën formën e mirë e kanë vazhduar edhe me klubet e tyre. Hekuran Kryeziu i shëno dy gola dhe Bjenamin Kololli nj në barazimin 3-3 të Zurichut me Xamax në ligën zvicerane, kurse Muriqi shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij turke Rizespor në barazimin 1-1 ndaj Sivassporit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera