Lajme

“Tre azginët po rrehin gjyks, po ja çojnë gishtin Evropës dhe Amerikës”

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 08 January 2018

Gazetari dhe njohësi i rrethanave politike, Berat Buzhala ka thënë se për të gjitha krimet e kryera nga serbët në Kosovë, Kosova duhet të kërkojë llogari në të gjitha takimet me Beogradin zyrtar.

“E pata përmend edhe në Kuvend, serbët mi kanë vra gjyshin edhe gjyshen, kurrë nuk e di kush i ka vra, isha kon shumë i lumtur sikur ta dija kush i ka vra, pra kena plot viktima që nuk dimë”.

“Për këtë që nuk e dimë kush i ka vra, do të duhej të përgjigj Thaçi i cili shkon në Bruksel, sa herë që e thirrin mu taku me Vuçiqin”.

-Advertisement-

“Edhe zotërinjtë e tjerë. Këta që kanë shkuar atje dhe kanë pasuruar karrierën e tyre me takime”.

“Ishte dashur të veprojnë shtetet, pra shteti ynë, ka premtuar që ka me padit Serbinë për gjenocid, nuk e ka bërë. Ka premtuar që ka me padit Dick Martyn, nuk e ka bërë”.

Por Buzhala që është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se Gjykata Speciale nuk mund dhe nuk duhet të zhbëhet.

Sipas tij, Kosova para shumë vjetësh, atëherë kur raporti i Dick Martyt doli në public, do të duhej të krijojë një gjykatë vendore për të hetuar të gjitha krimet e kryera në Kosovë.

“Sqarimi është i thjeshtë, para tre-katër vjetëve ka ndodhur një proces, që ka pas një pikë nisje, raportin e Dick Martyt”.

“Prokuroria vendore ka mund të thotë se e kapëm këtë rast dhe kemi me i hetu krejt këto që po thotë Dick Marty”.

“Kush me thënë? Prokurorët tonë a? Këta nuk hetojnë asgjë dhe për atë arsye ka lind nevioja që të bëhet një gjykatë ndërkombëtare. Tash mi thon Bashkësisë Ndërkombëtare “largohuni se e bëjmë vetë a””?

Buzhala ka deklaruar se kjo është gjendja dhe duhet të tejkalohet.

Ai ka komentuar edhe peticionin e tij me anë të të cilit kërkon që marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi të ratifikohet dhe iniciativat për rrëzimin e Speciales të mos kalohen.

“Me peticionin modest, me “friendsat” në Facebook që janë pa shpresë, pa drejtë për lëvizje, e këta tre azginët tu rreh gjyks tu ja qu gishtin Evropës dhe Amerikës që na nuk ju vesim për kurgjë por Kosova nuk është e tyre”.

“Nuk është dëshirë e jona, si qytetarë të këtij vendi po dojna një exit me dal prej kësaj situate, këta tre njerëz mos me na ngulfat”.

Ai ka thënë poashtu se ka pasur problem real me Vetëvendosjen pikërisht për shkak të marrëdhënieve me Amerikën dhe Bashkësinë Ndërkombëtare.

“Problemin real me Vetëvendosjen e kam pas që nëse bëhet Albini kryeministër, na prish marrëdhëniet me Amerikën dhe ndërkombëtarët”.

“Nuk patëm nevojë me e prit Albinin që me e prish raportin me Amerikën se na e prishën këta”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera