Lajme

Trazirat e dhunshme në Francë, Macron mbledh ministrat e tij për të diskutuar sigurinë në vend

Autori: Gazeta inFokus 06:56 | 03 July 2023

Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë një takim në lidhje me situatën e sigurisë në vend me me kryeministren franceze Elisabeth Borne, ministrin e brendshëm Gerald Darmanin dhe ministrin e drejtësisë Eric Dupond-Moretti këtë mbrëmje.

Mijëra njerëz janë arrestuar në pesë netë protestash në përgjigje kundër vrasjes së 17-vjeçarit Nahel Merzouk në Nanterre në periferi të Parisit nga policia.

Trazirat e kanë detyruar Macron të shtyjë atë që do të ishte vizita e parë shtetërore në Gjermani nga një president francez për 23 vjet, duke filluar të dielën në mbrëmje.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy