Transportonin emigrantë përmes Mitrovicës në territorin e Serbisë, arrestohen 16 persona në Prizren

Autori: Gazeta inFokus
14:29 | 01 August 2022
Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka arrestuar 16 persona. Sipas kësaj prokurorie të njëjtit dyshoheshin për kontrabandimin me shtetas të huaj.
Prokuroria po ashtu deklaron se këta emigrantë të njëjtit i mbanin në shtëpi duke i ushqyer dhe pastaj përmes Mitrovicës, i futnin në territorin e Serbisë.
Për këtë veprim të njëjtit, shpërbleheshin me 14, 000.000 euro. Po ashtu në mesin e të arrestuarve ishte dhe një i mitur.
“Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një pune të gjatë hetimore që nga muaji mars i vitit 2022, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, duke aplikuar masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, me datë 30.07.2022 kanë arrestuar gjashtëmbëdhjetë (16) persona madhor F.S., L.S., A.S., B.A., E.A., L.U., Sh.M., U.E., B.G., F.G., A.K., B.B., E.B., F.I., A.I., L.Z., dhe një (1) të mitur A.A., nën dyshimin për kryerje të veprave penale “Kontrabandimi me migrantë”, bënë të ditur Prokuroria Themelore në Prizren.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një pune të gjatë hetimore që nga muaji mars i vitit 2022, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, duke aplikuar masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, me datë 30.07.2022 kanë arrestuar gjashtëmbëdhjetë (16) persona madhor F.S., L.S., A.S., B.A., E.A., L.U., Sh.M., U.E., B.G., F.G., A.K., B.B., E.B., F.I., A.I., L.Z., dhe një (1) të mitur A.A., nën dyshimin për kryerje të veprave penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 paragrafi 1 e lidhur me nenin 31, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 164 paragrafi 1 e lidhur me nenin 31, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Për të njëjtit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas kërkesës, të pandehurit në bashkëkryerje, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare ose të dobisë tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personave që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, merren me kontrabandim të migrantëve në atë mënyrë që nga muaji mars 2022 e deri me datë 30.07.2022 duke bashkëpunuar në mes vete e sidomos me shtetas të huaj.
Të udhëhequr nga kryesori prej tyre M.F.A., nga Bahreini, nga territori i Republikës së Shqipërisë ilegalisht kanë futur në territorin e Republikës së Kosovës mbi 700 shtetas të huaj-migrantë, ku në fshatin Shkozë – Komuna e Prizrenit, janë pritur nga të pandehurit F.S., L.S., dhe A.S., si dhe B.A., dhe E.A., të cilët fillimisht i kanë strehuar në shtëpitë e tyre, iu kanë siguruar ushqim dhe fjetje e pastaj këta përmes telefonit kontaktojnë me të pandehurit L.U., Sh.M., U.E., A.K., dhe B.G., dhe F.G., të cilët me autobusë apo vetura personale i marrin migrantët, i transportojnë afër Stacionit të autobusëve në Prizren, i zbresin nga veturat, në këmbë i dërgojnë në Stacion, e pastaj të pandehurit L.U., dhe U.E., me autobusët e kompanive të tyre “B.R.” dhe “M.T” i transportojnë në Stacionin e autobusëve në Prishtinë, aty të pandehurit B.B., dhe E.B., përmes linjës së rregullt të transportit të udhëtarëve të agjencionit “B.T” si dhe i pandehuri L.Z., përmes kompanisë “L.T.”.
Migrantët i transportojnë qoftë në hyrje të Mitrovicës apo në Stacionin e autobusëve në Mitrovicë, ku aty janë pritur nga të pandehurit F.I., dhe A.I., të cilët përmes auto-taksistëve bënin organizimin e transportit deri në kufirin Kosovë-Serbi, tek vendkalimi kufitar në Jarinje, dhe aty përmes hekurudhës duke ecur në këmbë sërish ilegalisht i fusin në territorin e Serbisë, me ç’rast përfitojnë kundërligjshëm rreth 14,000.00 Euro
Lidhur me rastin nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:
Katër (4) armë zjarri; Një (1) elektroshok; Nëntëdhjetë e pesë (95) copë fishekë;Tre (3) autobusë; Tri (3) vetura; Dy (2) radiolidhje; Shtatëmbëdhjetë (17) telefona celular; Njëmijë e shtatqind e shtatë (1707 ) euro; Dyqind e pesëdhjetë (250) dinar- RSD.

Të tjera
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...