Lajme

Transportoi nxënësit në këtë mënyrë në Prishtinë, policia merr masa

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 14 October 2021

Pas pranimit të informatës, nga qytetarët, se nxënësit e një shkolle në Prishtinë, po transportohen në mënyrë të pasigurt për në shkollë, menjëherë ka reaguar Njësiti i Komunikacionit Rrugor.

Masat ndaj ngasësit të automjetit janë marrë nga zyrtarët kompetent, “të cilët përveç gjobës për bartje të pasigurt të pasagjerëve, kanë larguar nga qarkullimi automjetin, si dhe ka konfiskuar targat e automjetit”, njofton policia.

Gjatë 24 orëve të fundit në Rajonin e Prishtinës, janë shqiptuar mbi 450 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Andaj për sigurinë e të gjithëve në rrugë, policia kërkon nga pjesmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera