Rozë

Transformimi i dhëmbëve të gruas merr miliona shikime, por jo gjithçka ishte siç dukej

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 19 May 2020

Jaqueline Alarcão kishte postuar në rrjetet sociale një seri imazhesh që tregonin ndryshimin në buzëqeshjen e saj, në të cilat komentonte: “Para dhe pasi u martova me një kirurg dentar”, por jo gjithçka ishte kaq e thjeshtë.

Fotot dhe videot e transformimit të trupit duket se janë kthyer një një tendencë të ndjekur në rrjetet sociale.

Sigurisht që një numër i madh prej tyre kërkon vetëm të tërheqë vëmendje por video e gruas me dhëmbë të tmerrshme kishte arkëtuar më shumë se 15 milionë klikime në rrjetin TikTok, kur ajo shfaqi ‘ndryshimn e ri drastik’.

-Advertisement-

Alarcão postonte fillimisht fotot me dhëmbët e shtrembëruar, sipër njëri-tjetrit, teksa më pas shfaqi një komplet të bardhë dhëmbësh të përkryer, që ëndërrohen nga çdokush.

Braziliania ka më shumë se 151,000 ndjekës në TikTok dhe shumë mbetën të shtangur nga transformimi i saj.

Madje dhe profesionistë të bukurisë e dentristrisë shpërndanë imazhet duke vlerësuar “punën e bërë”.

Disa më skeptikë thonin se transformimi ishte i pamundur, dhe siç rezultoi kishin të drejtë.

Pas zbulimit të hiles nga ndjekësit e saj online, Jaqueline pranoi se kishte gënjyer duke mbajtur një palë proteza të rreme, thjesht për shaka.

Pasi gënjeu miliona shikues Jaqueline poston tashmë video me kompletin e dhëmbëve të rremë me të cilët gënjeu shikuesit.

Shumë prej tyre thonë se i kishin dalluar prej fillimit dhëmbët e rremë. Një prej tyre shkruante: “Njerëzit që të besojnë ty ndoshta besojnë dhe vampirët e filmave”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera