Sport

Transferimi i ri i Ballkanit ishte dënuar me dy vite mos lojë nga UEFA

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 06 August 2020

Ballkani gjatë mbrëmjes së të enjtes ka prezantuar, Bajram Jashanicën, si përforcim të ri të skuadrës për sezonin e ardhshëm, shkruan Gazeta inFokus.

‘Portokallinjtë’ kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit, i cili ka qenë pjesë edhe e kombëtares së Kosovës.

Por, Jashanica në vitin 2018 sa ishte pjesë e Skënderbeut të Korçës ishte dënuar me dy vite mos lojë nga të gjitha aktivitetet futbollistike nga Komisioni i Antidopingut të UEFA-s.

-Advertisement-

Ai kishte përdorur substanca të ndaluar me rregulla të shtëpisë me të madhe të futbollit në Evropë.

Përdorimi i medikamentit predisolut ka ardhur në mënyrë emergjente, si pasojë e një alergjie akute që kërcënonte ndjeshëm gjendjen shëndetësore të Jashanicës para ndeshjes kundër Yong Boys në Evropa Ligë në vitin 2018.

Ish-reprezentuesi kosovar në muajin shkurt të këtij viti ishte rikthyer për të luajtur pas dy viteve sa zgjati dënimi i UEFA-s./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera