Lajme

Traktori me tre fëmijë përmbyset në kanal, humb jetën 10-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 06 May 2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Grykë Zezë të Lezhës ku tre fëmijë të moshave 10 dhe 11 vjeç janë aksidentuar me një zetor.

Ata kanë marrë zetorin e gjyshit të tyre dhe kanë përfunduar në kanal. Mësohet se njëri prej tyre ka humbur jetën.

NJOFTIMI I POLICISE

-Advertisement-

Me datë 06.05.2017, rreth ores 13:10 , është marrë njoftim se në Grykë Zezë , në vendin e quajtur Ish Frutoria, një mjet Zetor kishte rënë në kanal dhe për pasojë kishte humbur jetën fëmija N.N. 10 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku nga veprimet hetimore paraprake ka rezultuar se 3 fëmijë( kushërinj me njëri tjetrin) konkretisht A.Ll. 11 vjeç, N.N. 10 vjeç dhe L.Ll.11 vjeç kanë marrë duke drejtuar mjetin bujqësor Zetor në pronësi të gjyshit të tyre që ishte pranë banesës i fikur.

Pasi kanë ndezur Zetorin , i cili drejtohej nga shtetasi A.Ll. , kanë përshkuar rreth 700-800 m rrugë kanë dalë nga rruga duke rënë në një kanal me ujë ku si pasojë ka humbur jetën shtetasi N.N. 10 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje , në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera