‘Trajtimi’ i Qenve Endacakë me Ushqim e Pije
Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 19 July 2017
Komuna e Graçanicës ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 1,500 euro për strehimin dhe trajtimin e qenve endacakë. Megjithatë, auditori ka gjetur se pjesa më e madhe e këtyre mjeteve janë shpenzuar për paga, ushqim e pije.
“Komuna në bazë të një marrëveshjeje bashkëpunimi i ka paguar 1,500€ biznesit individual i cili merret me strehimin dhe trajtimin e qenve endacakë. Në kërkesën e bashkangjitur për pagesë vërehet që shpenzimet janë për punëtorë, ushqim dhe pije, si dhe shpenzimet e veterinës”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit për raportin financiar të Komunës së Graçanicës.
Auditori thotë këto mjete janë ndarë si subvencione për një biznes privat që është në kundërshtim më rregulloren e brendshme për ndarjen e subvencioneve.
“Sipas rregullores së brendshme nuk parashihet të bëhet subvencionimi për bizneset private- profitabile”, thuhet në raportin e auditori.
Në raport ngriten dyshime se mjetet nuk janë shpenzuar për qëllimin e duhur.
“Komuna nuk ka dëshmi të arsyeshme për llojin e veprimtarisë apo arsyeshmërinë e subvencionimit për biznesin privat. Gjithashtu, nuk ka raport detaj për shpenzimin e mjeteve”, thuhet në raportin e Auditorit për Graçanicën.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se në mungesë të inspektorëve, nuk bëhen inspektimet e ndërtimeve nga Komuna e Graçanicës.
“Sipas Ligjit mbi Ndërtimet dhe UA 18/2013, inspektimet duhet të bëhen për çdo fazë dhe të nënshkruhen nga inspektori, poseduesi i lejes dhe kontraktuesi. Inspektimet e tilla nuk janë kryer si pasojë e mungesës së inspektorëve, duke marrë parasysh volumin e shtuar të punëve si: ekzistimin e ndërtimeve pa leje, rrënimet e tyre dhe punët tjera”, thuhet në raport.
Sipas të gjeturës së auditorit, menaxheri i prokurimit ka kontratë për shërbime të veçanta për pozitën e rregullt.
“Komuna gjatë vitit 2016 ka të angazhuar 16 punëtorë me marrëveshje për shërbime të veçanta në administratën komunale. Për më tepër, këto pozita janë të rregullta në komunë derisa kanë kontratë për shërbime të veçanta. Njëri nga këto pozita është zyrtar i lartë – menaxher prokurimi”, thuhet në raport.
Komuna nuk ka zhvilluar procedura të prokurimit për shërbime të telefonisë.
“Pagesa në vlerë 4,243€ për shërbimet e telefonisë mobile për operatorin IPKO është e bazuar në një kontratë të parapagimit për biznese nga viti 2010. Sipas kësaj shihet se komuna nuk ka zhvilluar procedura të prokurimit sipas kërkesave ligjore (LPP)”, thotë raporti.
Auditori ka gjetur se Komuna e Graçanicës nga mjetet e kategorisë së mallrave dhe shërbimeve paguan shërbimet e avokatisë, pasi nuk ka kontratë të rregullt.
Sipas raportit të auditorit, komuna kishte nënshkruar kontratën për “Shërbimet e Projektimit për nevojat e saj në vlerë 20 mijë e 725€, pa pasur zotimin e plotë të mjeteve, kishte zotuar 50 për qind të fondeve.
Auditori thotë se disa organizata kanë përfituar më shumë se një herë nga subvencionet brenda vitit.
“Subvencionimi më tepër se një herë brenda vitit, qoftë edhe për projekte të ndryshme, por për përfituesin e njëjtë bën që të tejkalohet vlera prej 10,000€ (limiti i përcaktuar me rregullore për subvencione).Organizata joqeveritare “Comunication for Social Developement” është subvencionuar tri herë deri me tani në shumë prej (20,580€), dhe “Sportsko Drustvo Pokretac” pesë herë me (15,390€)”, thotë auditori.
Operatori ekonomik kishte dorëzuar vërtetim se nuk kishte borxhe në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) po komunA e vërtetoi të kundërtën, por prapë e shpërbleu me kontratë.
“Për projektin ‘Ndërtimi i rrugës Skullaneva- Suha Doll’ (270,727€), sipas dosjes së tenderit, si kriter është kërkuar nga OE vërtetimi mbi obligimet ndaj ATK-së. OE fitues ka dorëzuar vërtetimin nga ATK-ja se nuk ka borxhe, megjithatë komuna ka verifikuar vlefshmërinë e këtij vërtetimi përmes sistemit të ATK-së dhe është vërtetuar se OE ka pasur borxhe të pashlyera në ATK. Përkundër kësaj, i njëjti operator është shpallur fitues i tenderit”, thuhet në raport.
Auditori konsideron mjaft sfiduese rritjen e ndjeshme të obligimeve.
“Rritja e ndjeshme e obligimeve është mjaft sfiduese për komunën. Krahasuar me vitin e kaluar, ka një rritje të shumëfishuar. Kjo ka ndodhur për shkak të pagesave direkte nga thesari, vendimeve gjyqësore si dhe dobësive mbi procedurat e pranimit të faturave dhe regjistrimet e tyre në librin e protokolleve për të dëshmuar arritjen e faturave në komunë dhe për t’iu shmangur vonesave ligjore të pagesave”, thuhet në raport.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...