Trajtimi i pabarabartë i qytetarëve në pikat kufitare Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 06 October 2021
Në kufirin me Serbinë, qytetarët e Kosovës obligohen që përveç letërnjoftimit të pajisen me një dokument të përkohshëm “hyrje-dalje”, pasi Serbia nuk i njeh kartat e identitetit për shkak se nuk e njeh as pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Përfaqësues të agjencive të cilat mbajnë relacione të rregullta udhëtimi me autobus Kosovë- Serbi kanë thënë se procesi i pajisjes me këtë dokument merr kohë dhe paraqet problem për lëvizje.
Hamdi Retkoceri, pronar i kompanisë së udhëtimeve në agjencinë “Adios Tours”, që qarkullon në linjën Prishtinë-Beograd, thotë për Gazetën Infokus se vendosja e ‘stikersave’ është duke u bërë sipas marrëveshjes, ndërsa procedurat tjera po bëhen siç kanë qenë edhe më parë.
“Marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e ‘stikersave’ në tabela është duke u zbatuar në përpikëri dhe nuk po na bie te paguajmë për tabela. Veç kësaj procedurat tjera janë të gjitha te njëjta, siç kanë qenë më përpara”, tha Retkoceri.
Retkoceri gjithashtu shtoi për Infokus se autoritetet kufitare serbe ua japin një letër të formatit A4, që faktikisht e zëvendëson letërnjoftimin e Kosovës, e kthen në letërnjoftim të Serbisë e që një procesi të tillë nuk u nënshtrohen qytetarët e Serbisë që hyjnë në territorin e Kosovës.
“Qytetarët obligohen që përveç letërnjoftimit të pajisen me një dokumente të përkohshëm me shkrim “hyrje-dalje”, pasi Serbia nuk i njeh kartat e identitetit për shkak se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ai (dokumenti i lëshuar nga autoritetet serbe) nuk është letërnjoftim, por është një letër me të dhënat e letërnjoftimit të Kosovës, mirëpo me vulë të Serbisë, pasi nuk e njohin letërnjoftimin e Kosovës e një proces të tillë nuk u nënshtrohen qytetarët e Serbisë që hyjnë në territorin e Kosovës.”, thotë ai.
Kujtojmë se çështja e lëvizjes është e rregulluar me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes që Kosova dhe Serbia e cila u arrit më 2011 në Bruksel. Në këtë marrëveshje thuhet se “qytetarët (me vendbanime të përhershme) të të dyja palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra-tjetrës dhe në pikat kufitare të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim”.
Gjithashtu në pikën e tretë të kësaj marrëveshjeje po ashtu thuhet se “secila palë mund të zbatojë një sistem ku letërnjoftimet do shoqërohen nga dokumente me shkrim “hyrje-dalje” për personat nga pala tjetër, të cilët dëshirojnë të kalojnë transit në një shtet të tretë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...