Sport

Trajneri i Schalkes trondit Avdijajn

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 08 September 2017

Trajneri i Schalkes, Domenico Tedesco e ka konfirmuar edhe një herë tjetër se Donis Avdijaj nuk ka vend në skuadrën e tij.

Ai ka kërkuar nga Avdijaj që të shikojë një mundësi për të gjetur një skuadër të re, me Turqinë deh Çekinë që kanë ende të hapur afatin kalimtar.

“Ai duhet të luaj, por nuk besoj që ka shpresuar se këtë edicion do të luaj në kategorinë e pestë. Kthimi në ekipin e parë për të nuk është i mundur, kështu që opsioni më i mirë për të është që të gjejë një klub të ri”, është shprehur Tedesco.

Avdijaj, 21-vjeçar, në vitin 2014 është promovuar në ekipin e parë të Schalkes nga të rinjtë.

-Advertisement-

Ai për një vit e gjysmë luajti te Sturm Grazi në Austri, ku ishte i huazuar për t’u kthyer vitin e shkuar te Schalke, me të cilën skuadër ka kontratë deri në vitin 2019 dhe një klauzolë prej 50 milionë eurosh.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera