Trajneri nga Kosova: Shpresojmë se Partizani i Beogradit do të fitojë ndaj Skënderbeut
Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 19 October 2017
Ish-ylli dhe ish-trajneri i Partizanit të Beogradit, Fahrudin Jusufi, me prejardhje nga Dragashi i Kosovës, tani ka 77 vjet, kujton edhe humbjen para 30 vjetësh në Vlorën e Ismajl Qemalit, me rezultat 2:0 nga Flamurtari.
Atëkohë ka qenë trajner i Partizanit të Beogradit dhe ishte eliminuar nga Flamurtari me rezultat të përgjithshëm 3:2 sepse fitorja në Beograd me 2:1 nuk i mjaftoi, në kuadër të Kupës së UEFA në vitin 1987. Ai tha se Skënderbeu ka një ekip serioze dhe duhen të. jenë maksimalisht të kujdesshëm.
Dy klubet njëra nga Serbia (Partizani) dhe tjetra nga Shqipëria (Flamurtari) herën e fundit u përballën në vitin e famshëm 1987, kur Partizani eliminohet nga Flamurtari dhe kjo është një nga momentet më të dhimbshme në historinë e klubit beogradas.
Legjenda e klubit të Partizanit, ashtu si e përshkruan portali serb “Alo”, Fahrudin Jusufi, pas tri dekada ende nuk mund të pajtohet me at humbje. “Para së gjithash, mos më futni në fushën e politikës. Unë jam goran dhe unë nuk kam të bëj asgjë me këtë. Futbolli luhet në fushë dhe duhet të përqendrohesh në lojë. Natyrisht ne të gjithë shpresojmë se Partizani do të fitojë, por duhet të jenë të kujdesshëm dhe të gatshëm për një luftë të madhe. Ju e dini, futbolli është si një grua, nuk jeni të sigurt se çfarë do të ndodhë”, thotë Jusufi.
“Tani futbolli ka përparuar shumë dhe besoj se Skënderbeu luan futboll shumë serioz, megjithëse nuk e kam parë asnjëherë. Kjo është arsyeja pse Partizani duhet të jetë plotësisht i fokusuar dhe i kujdesshëm”, tha mes të tjera Jusufi.
Të tjera
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...