Sport

Trajneri i Werderit flet për Rashicën, tregon a do të jetë nesër startues

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 22 January 2021

Werder Bremen nesër do të jetë mysafir i Hertha Berlin, në kuadër të javës së 18-të në Bundesligë, shkruan Gazeta inFokus.

Para këtij takimi, në një konferencë për shtyp, ka folur trajneri i Werderit, Florian Kohfeld, i cili ka ndër të tjera kë thënë se futbollisti kosovar, Milot Rashica, është në gjendje të mirë fizike dhe pritet të jetë startues.

“Rashica ka shumë energji dhe shkathtësi dhe ai ka bërë një përshtypje të shkëlqyeshme kohët e fundit si në ndeshjen e së martës ashtu edhe në stërvitje. Ai ka mundësi për të filluar në ndeshjen e nesërme, dhe patjetër do të jetë i aftë të fillojë kundër Schalkes”, ka deklaruar Kohfeld.

-Advertisement-

Ndeshja mes Hertha Berlinit dhe Werder Bremenit luhet nesër në ora 18:30./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera