Sport

Trajneri i Werder Bremenit: Ky nuk ishte viti i Rashicës

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 05 December 2020

Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, ka folur rreth lëndimit të Milot Rashicës, shkruan Gazeta inFokus.

Rashica së fundmi ka pësuar një lëndim nga i cili pritet të mungoj disa ditë.

Dëmtimin e vushtrriasit tekniku gjerman e ka vlerësuar si mjaft të vështirë dhe të pazakontë.

-Advertisement-

“Lëndimi është sigurisht një dobësim për ne, situata është shumë e vështirë edhe për të, veçanërisht pasi dëmtimi është shumë i pazakontë”.

“Në fund të fundit, do të shërohet dhe ai do të duhet të rikthehet përsëri nga fundi i janarit. Dhe do ta bëjë. Koka e tij është e fortë, ai do ta bëjë atë. Nuk ishte viti i tij “, deklaroi Florian Kohfeldt.

Milot Rashica këtë edicion nuk ka arritur të ketë shumë minuta për shkak të lëndimeve, por edhe formës jo aq të mirë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera