Sport

Trajneri i Superligës paralajmëron ikjen nga Kosova?! (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 26 March 2020

Me situatën politike të krijuar në Kosovë, nuk janë të kënaqur një pjesë e madhe e komuniteti sportiv, të cilët kanë reaguar në forma të ndryshme, pas rrëzimit të “Qeverisë Kurti”, në kohën kur vendi po përballet me virusin Covid-19, shkruan Gazeta inFokus.

Njëri prej shumë sportistëve që kanë shkruar, është edhe trajneri i Prishtinës, Armend Dallku.

-Advertisement-

“Ku rafsha mos u vrafsha” ka shkruar në “Facebook”, ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë.

Krahas këtij shkrimi, Dallku ka paraqitur valixhet në formë të simboleve, hapat e “largimit” si dhe hartën e Evropës, e ku Kosova dhe Serbia kanë nga X të kuq, si vende të padëshirueshme.

Armend Dallku ka jetuar për disa vjet në Ukrainë, ku ishte pjesë e ekipit, Vorlska Potlava, nga i cili klub gëzon respekt të madh.

Për më shumë, shikojeni postimin e plotë të Dallkut, i cili ka marr shumë komente nga ndjekësit e tij./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera