Sport

Trajneri i Suedisë komenton ndeshjen me Kosovën: Tregon cilin futbollist Dardan e ka pas lojtar më parë

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 11 January 2020

Kombëtarja e Kosovës do të luajë të dielën një ndeshje miqësore me Suedinë në Doha të Katarit me fillim nga ora 15:45 [sipas kohës tonë lokale].

Ky takim më shumë do të shërbejë për lojtarët nga Superliga e Kosovës, ndërsa edhe Suedia ka të ftuar në skuadrën e saj lojtarët që luajnë në kampionatin suedez.

Janne Andersson në një intervistë ekskluzive për Reporterin ka dhënë një vlerësim për Kombëtaren e Kosovës.

-Advertisement-

“Ne e dimë se Kosova ka një skuadër me shumë lojtarë të rinj, ashtu si ne. Ne e dimë se ata qarkullojnë mjaftë mirë topin dhe se duan që të kenë sa më shumë posedimin e topit,” ka thënë Andersson.

Andersson shpreson që do të jetë një përballje e mirë mes dy skuadrave që kanë futbollist të rinj.

“Shpresojmë në një ndeshje e mirë mes dy skuadrave të reja. Kosova ka lojtarë me aftësi të mira individuale. Ne e dimë që ata janë të mirë në mbajtjen e topit dhe ne duhet të kemi një performancë të mirë për të dalur me një rezultat pozitiv.

Tutje trajneri i Suedisë ka thënë se e njeh Anel Rashkajn mirë pasi ishte trajner i tij te Halmstad.

“E njoh Anel Rashkajn. Unë isha trajner i tij te Halmstad në fillimet e karrierës së tij. Një futbollist shumë i mirë dhe një person i shkëlqyeshëm.

Për fund 57 vjeçari i ka uruar fat Kosovës dhe thotë se është një Kombëtare e vështirë për t’u mposhtur.

“Ne e dimë nga përvoja se është shumë vështirë të kualifikohesh në një Kampionat Evropian, por unë mendoj se Kosova ka një skuadër interesante dhe do të jetë e vështirë për t’u mposhtur. Unë i uroj shumë fat Kosovës,” përfundoi Andersson.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera