Sport

Trajneri i Spanjës: Tani duhet të mposhtim Francën

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 08 July 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, në një intervistë për ‘AS’ ka folur për fitoren ndaj Gjermanisë.

Sipas tij, fitorja ndaj Gjermanisë shënoi një fillim të ri për ‘Furinë e Kuqe’.

“Ajo fitore shënoi një fillim të ri. E ardhmja nuk është e sigurt, por është një hap i mirë për të ardhmen”, ka thënë De La Fuente.

-Advertisement-

Strategu spanjoll beson se skuadra e tij, mund të triumfojë edhe në duel me Spanjën.

“Ne e dimë se tani duhet të mposhtim Francën”, ka pohuar De La Fuente.

Spanja nesër përballet me Francën në gjysmëfinalen e parë të Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera